Laçi ka nisur përgatitjet dhe po mendon për ndeshjen me Skënderbeun. Kurbinasit fituan me Vllazninë në shtëpi, duke bërë detyrën në fakt, pasi nuk kishte rrugë tjetër për bardhezinjtë pas atyre dy humbjeve që kishin pësuar me Luftëtarin dhe Kukësin.

Trajneri Mezani e nisi me këmbë të mbarë, ndërkohë që pas rikthimit të Harallamb Qaqit edhe Rexhinaldo do të të jetë i gatshëm për lojë.

Të martën sulmuesi nga Mozambiku ka dalë në stërvitje dhe pjesën e parë të përgatitjeve e ka bërë me grupin, duke bërë ushtrime të ndryshme fizike, por nuk është përfshirë në lojë.

Gjatë këtyre ditëve ai pritet të përfshihet dhe në lojë, duke bërë që bardhezinjtë të jenë të plotë për transfertën në Korçë.

Share: