Java e pestë e Kategorisë së Parë nis sot me ndeshjen Tomori-Bylis që luhet në Kuçovë dhe transmetohet direkt në RTSH prej orës 14:00. Klubi beratas, pasi ka mësuar se arbitri Kridens Meta do jetë arbitër në këtë ndeshje, ka reaguar përmes një deklarate:

“Në gjykimin e ndeshjes së sotme është vendosur që ta arbitroj Kridens Meta, i cili është shpallur person “Non Ngrata”, pas rënies që i solli Tomorit nga kategoria në sfidën me Erzenin. I bëjmë thirrje FSHF-së që t’i bëjë thirrje Metës për një gjykim sa me korrektë, pasi klubi jonë nuk kërkon as më shumë dhe as më pak.

Sakaq, i bëjmë thirrje tifozëve që të ruajnë qetësinë, pasi në të kundërt do të ndëshkoheshim për sfidën me Tiranën. Kryeqytetasit kanë marrë frikë dhe tani përpiqen për të na prishur punë.

RUANI QETËSINË! TOMORI DO FITOJ!
NUK LLOGARISIM ASKËND!!!”

Share: