Sulejman Starova dhe Shpëtim Duro nuk kanë mes tyre më atë raportin e dikurshëm, madje një ditë më parë trajneri i Partizanit tha se Duro që ai njeh ka vdekur, pasi karriera e ka tjetërsuar.

Mes të tjerash ai deklaroi se në Vlorë atë nuk e ka dërguar CV-ja, por miqësia, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Flamurtarit.

“Ndoshta është keqkuptuar me deklaratën time për Partizanin. Nuk është aspak e vërtetë që kam ardhur me mik në Vlorë. Sa për dijeni, në atë situatë që ishte Flamurtari, ku ndodhej i parafundit në kampionat dhe i eliminuar nga Besëlidhja në Kupë, nuk doja ta merrja. Por, më janë futur miq të shumtë për të më bindur që të pranoj drejtimin e Flamurtarit në atë situatë të vështirë”, ka deklaruar Shpëtim Duro në “Panorama Sport”.

Share: