Shqipëria dhe Kosova kishin kohë që po pësonin rënie në renditjen e FIFA-s, por tashmë ka ardhur edhe “katapultomi” i tyre, kjo si rezultat i arritur në miqësoret e fundit.

Kuqezinjtë mposhtën në Antalia Turqinë me rezultatin 2-3, ndërkohë Kosova fitoi në Mitrovicë me Letoninë 4-3. Tashmë të dyja ekipet janë ngritur me nga nëntë pozicione në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria ndodhet tashmë në vendin e 62-të, ndërsa Kosova e 174-ta. Në krye të renditjes është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Portugalia.

 

Share: