Orges Shehi është padyshim një nga portierët më të mirë që futbolli shqiptar ka nxjerrë në vitet e fundit. “Gardiani” që është pjesë e Skënderbeut prej 7 sezonesh tashmë, por edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar në javën e fundit ka vënë një rekord absolut, i cili vështirë se do të thyhet 
 
Portieri 39 vjeçar në ndeshjen ndaj Teutës luajti takimin e tij numër 600 në futbollin shqiptar, duke vënë një rekord absolut që askush nuk e kishte bërë më parë 
 
Edhe pse tashmë është në fundin e karrierës, Shehi sërish është një nga pikat më të forta të Skënderbeut teksa ka fituar plot 6 tituj kampion radhazi ku në sezonin aktual ka marrë edhe shiritin e kapitenit.  
 
Klubi i Skënderbeut bëri një postim në faqen zyrtare nëfacebook“, duke nderuar kapitenin e tyre që tashmë futet mes legjendave të futbollit shqiptar. 

Ja postimi nga klubi bardhekuq

Faksimile e postimit per Orges Shehin
Faksimile e postimit per Orges Shehin
Share: