Quhet Roj Kortsmit, luan për Spartën e Roterdamit në kampionatin holandez dhe nëse deri tani askush nuk e njihte jashtë Holandës, me siguri e kanë vënë re shumë njerëz pas ndeshjes së fundit të kampionatit në Den Hag, pasi një video e ndeshjes ka bërë xhiron e rrjetit.

Portieri 25-vjeçar dhuroi momente spektakolare fundjavën e shkuar, kur në minutën e 55-të ndali 4 gjuajtje rresht, njëra më e vështirë se tjetra, një rekord unik.

Në fund nuk mjaftoi, sepse Den Hag fitoi 1-0, por njeriu i ndeshjes ishte padyshim portieri Kortsmit.

Share: