Tirana nis në Kavajë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Shqipërisë, teksa kërkon që të shkruajë historinë këtë sezon, duke e fituar këtë trofe duke qenë në Kategorinë e Parë.

Ka qenë vetë presidenti Refik Halili, ai i cili e ka thënë hapur se dëshiron ta fitojë këtë trofe, që i dërgonte bardheblutë në Kupat e Europës.

“Mund të them se për Kupën kemi objektivin e njëjtë. Ta fitojmë këtë trofe, si sezonin e shkuar. Do të jemi skuadra e parë që do të ngjitemi në Superiore, duke ardhur me trofeun e Kupës së Shqipërisë në duar”, ka deklaruar mes të tjerash numri një i bardhebluve, Refik Halili.

Vjet Tirana e Halilit e shkroi historinë: ra për herë të parë nga elita e futbollit shqiptar dhe fitoi Kupën e Shqipërisë dhe së fundmi edhe Superkupën. Tashmë ata duan ta fitojnë sërish trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, edhe pse garojnë në Kategorinë e Parë.

Share: