Pak javë më parë mbrojtësi i Xhenoas, Armando Ico, mori një dënim të rëndë prej 18 muajsh për shkak se trukoi një ndeshje, por tani gjërat janë qetësuar. Mbrojtësi i Xhenoas ka përfituar “amnisti” dhe tani dënimi tij është reduktuar në vetëm 6 muaj, duke qenë një lehtësi e madhe për një lojtar me perspektivë si ai.

Ico u dënua për shkak të lënies së një ndeshje në kohën kur ishte pjesë e Avelinos, teksa edhe klubi ku luan aktualisht Berat Gjimshiti u dënua me minus 3 pikë nga renditja. Tashmë këto dënime janë reduktuar dhe Ico dënohet me vetëm 6 muaj, duke marrë një super lajm të mirë për karrierën e tij.

Ndërkohë edhe për Avelinon dënimi u reduktua në minus 2 pikë, e cila tani nuk ka më asnjë vlerë, pasi skuadra e siguroi mbijetesën në Serinë B.

Share: