Përballje titanësh në “Bernabeu”. Reali i Madridit pret francezët e PSG, në kuadër të sfidës së parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve. Trajnerët Zidan dhe Emeri kanë vendosur ta nisin më këto formacione.

Isko ka fituar balotazhin me Bejl. Spanjolli, bashkë me Ronaldon dhe Benzema, formon tredhëmbëshin e sulmit të Realit. Nga ana tjetër, tekniku Emeri ka lënë në stol Tiago Silvën dhe Di Marian, me francezët që përgjigjen me tridhëmbëshin e tyre: Kavani-Mbape-Nejmar.

Të dy trajnerët do të luajnë me skemën, 4-3-3. Edhe pak minuta dhe nis spektakli i “Champions League”.

 

 

real

Share: