Reali i Madridit bën një hap fals në transfertë, ndaj skuadrës katalanase Girona.
Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, Real Madriti u mposht në këtë rajon, i cili po e feston këtë fitore të madhe. Edhe pse shënuan të parët me Iscon, madrilenët nuk u rezistuan dot aksioneve të njëpasnjeshme të vendasve. Golin e barazimit e shënoi Stuanin në të 54′, ndërsa katër minuata më vonë, Portu shënoi golin e fitores. Pas kësaj humbje, Reali, renditet në vendin e tretë me 20 pikë, tetë më pak se Barcelona kryesuese.

Share: