Pas transferimit rekord që bëri PSG për Nejmarin duke i paguar klauzolën prej 222 milionë eurosh Barcelonës, ekipi parë që është vënë në lëvizjë për të rinovuar kontratat me futbollistët është Real Madridi i cili pritet që ti ofrojë një prej mesfushorë më të mirë në botë Iskos, rinovimin e kontratës deri ne 2021, ku spanjolli do të fitojë 6 milionë euro në sezon ndërsa klauzolën për largimin do ta ketë 700 milionë euro.

Madrilenët po përdorin këtë strategji sepse po e shikojnë se sheikët nuk pyesin për klauzolat dhe i paguajnë pa ju dridhur qerpiku.

Prandaj drejtuesit merenges kanë vendosur që për ekipin e parë çdo lojtar do të ketë një klauzolë largimi mbi 500 milionë euro ndërsa për ekipin B dhe lojtarët e akademisë që shihen se kanë shumë talent dhe mund të merren lehtësisht nga ekipet e tjera klauzolat e largimit do të shkojnë deri në 300 milionë euro.

Share: