Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Heinkes, ka folur për sfidën e “Champions”, midis Realit të Madridit dhe PSG. Në një prononcim për “Goal”, ish-tekniku i Realit shpreh mendimin e tij se cili ekip kalon më tej.

“Reali po kalon një moment të vështirë në kampionat, por është diçka normale, sidomos mbasi kanë fituar dy “Champions” dhe kampionatin. Mos të harrojmë që kanë humbur dhe 3 lojtarë të rëndësishëm, si Morata, Hames Rodrigez dhe Pepe. Ndoshta e kanë bërë për të kursyer rrogat dhe kanë afruar vetëm lojtarë të rinj.

Reali ka më shumë eksperiencë se francezët dhe besoj se do kalojnë më tej. Në vitin 1998 përfunduam në vendin e katërt në kampionat, por fituam Championsin (Heinkes ishte në stolin e Realit atë sezon). Reali i Madridit nuk duhet nënvlerësuar kurrë.

Share: