Zinedin Zidan nuk e ka të gjatë në krye të pankinës së madrilenëve. Tekniku francez nuk po arrin dot të nxjerrë ekipin nga kriza e rezultateve, që vazhdon te thellohet akoma dhe më shumë.

Kësaj radhe, “galaktikat” kanë zhgënjyer në shtëpinë e tyre dhe janë mposhtur nga Vijareali me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar Fournals në minutën e 87’, duke marrë tri pikët në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi vazhdon rënien e lirë në klasifikim dhe tashmë ka 16 pikë më pak se rivalët e Barcelonës, të cilët me shumë gjasa do të shpallen edhe kampionë të La Ligës.

Share: