Zinedin Zidan kërkon të përforcohet në merkaton e janarit, në mënyrë që të shpëtojë sezonin. Të ndodhur shumë larg Barcelonës në renditjen e La Ligas, madrilenët kërkojnë të transferojnë në Madrid lojtarë cilësorë, në mënyrë që të përmirësojnë sezonin e deritanishëm.

Goditja e parë e “Los Blancos” ka qenë portieri i Atletiko Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, por Zidan nuk është mjaftuar me kaq. Dy janë objektivat e teknikut francez, Eden Hazard dhe Tibo Kurtua. Të dy lojtarët e Çelsit kanë shprehur se një ditë do të largohen nga blutë e Londrës dhe Real Madridi është gati të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e tyre.

Hazard pritet t’iu kushtojë shumë “Galaktikëve”, por presidenti Perez është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që të sjellë sulmuesin belg në Madrid. Edhe Kurtua është një dëshirë e presidentit spanjoll dhe e ardhmja e portierit shtatlartë mund të jetë tek Reali i Madridit.

Share: