Pas lajmit të bujshëm për largimin e Kristiano Ronaldos, tifozët e Realit të Madridit marrin një lajm të mirë. Të paktën Florentino Perez do të vijojë të mbetet në krye të madrilenëve edhe për shumë vite.

Këshilli i drejtuesve të Realit ka vendosur ditën e sotme që ti shtyjë mandatin e presidentit Florentino Perezit deri në vitin 2021, gjë e cila pritej pas super sukseseve të ekipit gjatë drejtimit të tij në vitet e fundit.

Lajmërimi zyrtar i klubit të “Los Blancos” në lidhje me këtë shtyrje të mandatit të presidentit do të jepet mbrëmjen e sotme në orën 19:30, teksa Perez tashmë do të kompletojë 18 vite në drejtimin e Realit.

Share: