Janë mbyllur sonte edhe dy ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampioneve. Sigurisht vëmendja në këtë Shën Valentin ishte përqendruar në Madrid, ku Reali priste PSG.

Pjesa  e parë mbyllet në barazim me Rabiot që shënon golin e parë për francezët dhe në fundin e këtij fraksioni Ronaldo barazon nga pika e bardhë.

Por në pjesën e dytë Reali mori më shumë përsipër në këtë ndeshje dhe ia del të shënojë dy herë të tjera. Brenda tre minutash ‘’merengues’’ mbyllin ndeshjen, fillimisht me Ronaldon, i cili kalon për herë të parë Realin në avantazh, dhe më pas Marselo dërgon rezultatin në 3-1.

Por edhe pas kësaj, llogaritë mbeten të hapura dhe kualifikimi do të vendoset në Paris, në qytetin e dashurisë.

Në ndeshjen tjetër, Liverpul më shumë se me Porton, sfidën e ka patur me Mançester Sitin e mbrëmshëm. Mane dhe Salah vendosin ndeshjen në kasafortë që në pjesën e parë.

Por në të dytën, doza e liverpulasve shtohet pasi shënojnë edhe tre herë të tjera. Dy gola për Sadio Mane, që kompleton tripletën e tij dhe Firminjon, që lë firmën e vet në këtë sfidë.

Kështu skuadra e Klop e ka mbyllur kualifikimin që në “Dragao’’.

Ndeshjet e mbrëmjes:

Real M 3-1 Paris SG

(45’, 83’ Ronaldo, 86’ Marselo/ 33’ Rabiot)

Porto 0-5 Liverpul

(25’, 53’, 85’ Mane, 29’ Salah, 69’ Firminjo)

Share: