Është hedhur shorti i Ligës së kampioneve, teksa në çerekfinale do të kemi sfida mjaft interesante, ku spikasin ato mes Barcelonës e Juventusit, dhe ajo mes Bajernit dhe Realit.

Reali i ka fituar 3 ndeshjet e fundit kundër Bajernit, duke përfshirë gjysmëfinalet e sezonin 2013/14, kur skuadra spanjolle drejtohej nga Karlo Ançeloti dhe fitoi 4-0 në Mynih, humbja më e thellë shtëpiake në historinë e kupave të Europës për Bajernin.

Këto janë dy sfidat “big”, ndërsa Borusia e Dortmundit do përballet me Monakon surprizuese dhe Atletiko do diskutojë kalimin në gjysmëfinale me Lester Sitin.

Faza çerekfinale (11/12 prill-18/19 prill)

Atletiko Madrid – Lester Siti

Borusia Dortmund – Monako

Juventus – Barcelona

Bajern Mynih – Real Madrid

shorti

Share: