Mediat në Itali prej ditësh kanë nisur të përhapin panik në lidhje me Milanin, duke aluduar se klubi kuqezi është nën presion të madh, për shkak të mundësisë së humbjes së mbështetjes financiare nga Kina.

Më 18 tetor do të mbahet Kongresi i Partisë Komuniste kineze dhe pritet që të aprovohen ligje të reja për ndalimin e investimeve kineze jashtë Kinës.

Nëse kjo ndodh, raporton “Libero”, qeveria kineze do t’u kërkojë investitorëve që kanë ndihmuar Jonghong Li në blerjen e Milanit që të kthejnë në Kinë shifrat e investuara në Itali. Bëhet fjalë për rreth 200 milionë euro, të derdhura nga fondet Huarong e Haixia, çka do të krijonte një gropë gjigante në arkat e Milanit, që edhe në këtë moment është duke shlyer borxhin me kompaninë Elliot, që mund të bëhet pronare e klubit dhe ta nxjerrë sërish në shitje, nëse Li nuk gjen financues të tjerë.

Tags:
Share: