Viteshe e ka nisur mjaft mbarë kampionatin holandez pasi ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Nac Bredas.

Në këtë fitore ka asistuar edhe sulmuesi i Kombëtares Kosovare, Milot Rashica i cili ka bërë një ndeshje të shkëlqyer pasi  ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Rashica shënoi golin e katërt në minutën 78, ndërsa asistin ia dha sulmuesit Matavz në minutën e 32. Ndërsa 2 golat e tjerë u shënuan nga Bruns dhe Linsen.

Share: