Inaki Uilliams është në listën e objektivave të merkatos së Napolit, por talenti bask duket i vështirë për t’u arritur, pasi kushton shumë.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se në vend të spanjollit shihet si alternativë Milot Rashica, për shkak se do të kushtojë më pak dhe mbetet në listën e Napolit.

Për mesfushorin e Kosovës interesohen klube të ndryshme, teksa në Holandë e duan tri ekipet kryesore, Ajaksi, PSV-ja dhe kampionët e Fejnordit.

Share: