E ardhmja e Milot Rashicës mund të jetë në Serinë A, por jo te Napoli ashtu siç është përfolur shumë herë. Është skuadra e Lacios ajo që së fundmi ka shfaqur interes për anësorin e talentuar nga Kosova.

Drejtori Sportiv i klubit lacial, Igli Tare është dukë kërkuar sulmues krahu pas Keita Balde është drejt largimit. Sipas asaj që shkruan calciomercato.it, është pikërisht Rashica i përzgjedhuri për t’u transferuar në merkaton e verës.

Kartoni i Milot Rashicës vlerësohet plot 6 mln euro nga Viteshe, klubi i tij aktual, shifër kjo që Lacio mund ta përfitojë nga shitja e Etrit Berishës te Atalanta.

Share: