Viteshe vijon të marrë rezultate pozitive në Eredivize, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 4-2 Herenvenin. Ka qenë një sfidë mjaft e hapur, aty ku brënda saj ka patur edhe një “derbi” nga Kosova pasi përballë ishin Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Megjithatë, vetëm Rashica ishte titullar në këtë ndeshje duke luajtur për plot 88’ minuta duke mos harruar të lërë gjurmët e tij në një sfidë të rëndësishme si kjo.

Teksa rezultati ishte në shifrat 3-1, në minutën e 75’ Rashica jep një asist për sulmuesin Van Volfsinkel që e dërgon topin në rrjetë duke vulosur fitoren e Viteshes. Jo vetëm prej asistit, por sulmuesi nga Kosova ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës për skuadrën e tij teksa me këtë fitore siguron edhe zonën play off.

Përsa i përket Zenelit, anësori nga Kosova nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë ndeshje duke e parë të gjithën nga pankina. Pavarësisht kësaj, mund të themi se “derbi” mes tij dhe Rashicës u fitua padyshim nga ky i fundit.

Share: