Mançester Junajtid arrin të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së Europës vetëm pas kohësh shtesë. Ndeshja ndaj Anderlehtit rezultoi më e vështirë, teksa koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, i njëjtë si në ndeshjen e parë në Belgjikë.

Golat e Mikhitarjan në minutën e 10’ dhe ai i Hani në minutën e 34’ e dërguan ndeshjen në shtesë, atje ku ekipi i drejtuar nga Hoze Murinjo tregoi supermacinë e vet.

Në minutën e 107’ ishte Markus Rashford ai që shënoi golin e fitores me rezultatin 2-1 duke i dhënë kualifikimin ekipit anglez që konfirmohet si pretendenti kryesor në këtë kompeticion.

Ndërkohë, Ajaksi ka eleminuar Shalken pas kohës shtesë, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2. Edhe pse ekipi holandez ishte ke 10 lojtarë, sërish arriti të tregojë se mbetet i madh duke reaguar mjaft mirë edhe pse ishte duke humbur me rezultatin 3-0.

Është kualifikuar gjithashtu edhe Selta Vigo që pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë, mbrëmjen e sotme barazoi 1-1 në transfertë me Genkun.

Ndërkohë, Beshiktashi dhe Lioni e diskutuan kualifikimin për në gjysmëfinale nga pika e bardhë e penalltive pasi ndeshja dhe kohët shtesë përfunduan me rezultatin e barabartë 2-1.

Nga pika e bardhë e penalltive skuadra e Lionit u tregua më e saktë duke fituar 8-7, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Share: