Kristiano Ronaldo pohoi ditët e fundit se Realit të Madridit po i mungojnë shumë lojtarët e larguar në verë, si Pepe, Morata e Hames. Reali po vuan në sezonin e ri dhe ka mbetur që tani 8 pikë larg Barcelonës, ndërsa duket se në stol mungojnë emrat cilësorë dhe klubi nuk ka blerë askënd.

Megjithatë, kapiteni Sergio Ramos i del kundër yllit portugez: “Nuk jam dakord me Ronaldon, më duket një opinion oportunist. Kur fituam në gusht dy Superkupa, askush nuk na mungonte, apo jo? Mendoj se problemi kryesor qëndron te dëmtimet, skuadra është më e fortë kur jemi të gjithë bashkë. Mua nuk më mungon askush, asnjeri. Skuadra ka ndryshuar, natyrisht, por disa japin kontribut për disa gjëra dhe të tjerët kanë tjetër rol”.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në 7 ndeshje kampionati, por Ramos nuk shqetësohet: “Nuk më intereson kush shënon, për mua kënaqësia është e njëjta. Megjithatë, Ronaldo ka një rol tjetër, ka shumë tituj individualë që varen nga golat që shënon”.

Share: