Marko Radas është një nga pikat më të forta të Skënderbeut. Mbrojtësi kroat pas ndeshjes me Partizanin deklaroi se ndaj Partizanit nuk pati shumë besim.

“Do ishim të kënaqur me një pikë, por na duhej fitore. Duhej më shumë besim. Sot pësuam një gol nga një goditje, një nga gabimi jonë dhe kështu iku kjo ndeshje. Çfarë të bësh!”.

“Jemi në një fazë ku edhe me 2-3 lojtarë në formë të mirë fiton në kampionat, por në Europë ndryshon. Duhej më shumë besim, nuk kishim aq shumë sot”.

“Goditja e dënimit poshtë? Ideja ishte ta gjuaja poshtë. Ideja e mirë, ekzekutimi. Do luftojmë deri në fund, por normal objektivi është kampionati. Tani mendojmë vetëm për Vllazninë”.

Share: