Marko Radas do të jetë gati për ndeshjen e radhës me Partizanin, pasi e shleu pezullimin prej kartonëve. Kroati ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash flet edhe për mesfushën, repart që me Osmanin si shkatërrues i jep më shumë frymëmarrje Skënderbeut, kjo gjithmonë sipas Radas.

“Kemi problemet tona në reparte të caktuara, por të mos e analizojmë ekipin të ndarë në reparte. Lilaj është duke e bërë punën e tij mjaft mirë dhe shohim se është lojtari më i lëvizshëm te ne, por mungesat ndonjëherë të bëjnë të ndihesh keq. E treguam se me Osmanin në mesfushë ekipi kishte më shumë frymëmarrje, por kartonët e marrë nga mbrojtja detyrojnë që të bëhen ndryshime në fushë”, është shprehur mbrojtësi për “Panorama Sport”.

Share: