Takimi midis Kukësit dhe Kamzës ka sjellë kontestime të mëdha nga ana e klubit kuksian. Pas ndeshjes kampionët në fuqi dolën me një deklaratë ku akuzonin arbitrin e ndeshjes Enea Jorgjin për gjykim të njëanshëm në dëm të tyre.

Shkak ishte një rast 11-metërshi në pjesën e dytë. Nuk ka qëndruar duarkryq as Kamza. Presidenti Naim Qarri përmes të një deklarate të dhënë në “Panorama  Sport” ka shprehur habinë e tij për akuzat e bëra.

“Po shikoja akuzat e klubit të Kukësit dhe të them të drejtën u ndjeva shumë keq. Po ky është turp i madh për skuadrën kampione të Shqipërisë. Më duket absurde që të akuzosh skuadrën tonë që ka blerë gjyqtarin. Më vjen keq që hidhet baltë ndaj djersës së lojtarëve dhe lojës që ata bënë në këtë ndeshje. Nuk mund të luhet me ndjenjat e skuadrës sonë. Ky është turp për skuadrën e Kukësit. Po çfarë do të thonë ata kur në Kukës i ka mundur edhe Lushnja apo Luftëtari? Futbolli i tillë është. Unë kurrsesi nuk mbroj gjyqtarin, por ky është turp për klubin kampion. Ne bëmë një lojë shumë të mirë dhe arritëm të fitojmë. Do të vazhdojmë të surprizojmë ashtu siç kemi bërë deri tani. Të tjerët të merren me akuza të kota dhe të pavlera”, është shprehur presidenti Qarri.

Share: