Situata te Flamurtari nuk është aspak e mirë, teksa skuadra ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon rënien në Kategorinë e Parë.

Administratori Idrizi ngulmon në të tijën se gjashtë pikët e hequra do t’u kthehen, ndërkohë e shqetëson edhe paraqitja e skuadrës së tij në Laç.

Nesër ai pritet të ketë një takim me skuadrën dhe deklaron për gazetat e përditshme sportive se nuk arrin ta kuptojë ku qëndron problemi.

Pikërisht për këtë do të jetë edhe mbledhja, që të marrë përgjgigjet nga vetë protagonistët.

“Jam shumë i zhgënjyer. Dua të dëgjoj nga vetë lojtarët se çfarë nuk shkon, cili është problemi që jemi në këtë situatë dhe si mund të dilet. Këto janë pyetjet që do t’u bëj”, ka deklaruar ndër të tjera Idrizi.

Share: