Luftëtari e do me ngulm fitoren ndaj Flamurtarit dhe pret që stadiumi ditën e nesërme të jetë plot, ndaj edhe ka vendosur që hyrja të jetë e lirë për tifozët, çka normalisht do të ndikojë edhe në numrin e tyre në stadium.

Jo vetëm kaq, por klubi me anë të statuseve në faqen “Facebook” po mundohet ta mbajë atmosferën të ndezur dhe t’ua kujtojë në çdo moment sportdashësve që nesër luan Luftëtari.

Këtë herë ata e bëjnë diçka të tillë me një pyetje kuptimplotë: “Çfarë keni planifikuar nesër në orën 16:00?”.

Tags:
Share: