Ultrasit e çdo ekipi bëjnë sakrifica të mëdha për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Qëndrojnë në të ftohtë, në shi, paguajnë shifra të mëdha për të siguruar një biletë stadiumi dhe udhëtojnë distanca të largëta. Pas gjithë këtyre sakrificave, atyre shpeshherë iu duhet të ruhen dhe nga keqtrajtimi i policisë në stadium.

Tifozët e Nantës kanë protestuar kundër të gjithë këtyre problemeve me një mënyrë mjaft origjinale dhe të pa parë më përpara. Në fillim, tribuna ku ata supozohen të qëndronin ishte e boshatisur. Katër minuta para se të fillonte sfida kundër Monakos, në tribunë shfaqet një koreografi fantastike, me një autobus dhe një makinë të vogël pas tij, që simbolizojnë udhët e gjata që ata kryejnë.

Një grup i vogël ultrasish mblidhen në qendër të tribunës dhe menjëherë fillojnë të keqtrajtohen nga policia. Më pas, shfaqen pjesa tjetër e ultrasve dhe mbushin shkallët e stadiumit, duke bërë që forcat e policisë të largohen nga pjesa e tyre. Një shembull që duhet marrë nga të gjitha tifozeritë tjera.

Share: