Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi, nuk ka pranuar të flitet për gabime të arbitrit, pas disfatës kundër Barcelonës.

Trajneri i PSG-së, Unai Emeri, u tregua shumë i ashpër me skuadrën e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Barcelonës, por gjithashtu protestoi ndaj gjykimit: “Në pak minuta humbëm gjithçka kishim ndërtuar dhe kishim punuar aq shumë, nuk ka shpjegim për atë që ndodhi në minutat e fundit. Shpërdoruam një mundësi të shkëlqyer për t’u rritur si ekip, pas ndeshjes perfekte që luajtëm në Francë. Është një eksperiencë shumë negative për lojtarët, mua dhe stafin, do të mësojmë shumë nga kjo që na ndodhi. Pati disa vendime që shkuan në favor të Barcelonës, por në momentet vendimtare duhej të bënim diçka më shumë””.

Ndryshe e mendon Al-Kelaifi, i cili ka mbetur shumë i zhgënjyer, pasi për të disatin vit rresht kampionët e Francës nuk ia dalin në Europë: “Nuk ka justifikime, nuk luajtëm fare futboll në pjesën e parë. Pas fitores 4-0 në vajtje, kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar, por nuk jemi ç’të bëjmë.

“Pas ndeshjes së vajtjes kishim plot arsye për të besuar se do të mbërrinim në çerekfinale, por e dimë që në futboll asgjë nuk është e garantuar. Është tepër e vështirë të pranosh pësimin e 3 golave në 7 minuta dhe jemi të gjithë të dëshpëruar”.

Tags:
Share: