Kur “sekretin” ta zbulon…vetja. Ndodhte vjet, kur menaxheri i Kukësit, Naim Halili me anë të një komenti në “Linkedin”, ofronte teknikun Gjoka, të punonte në Arabinë Saudite. Gjoka nuk shkoi kurrë në Arabi, por komenti i Halilit krijoi ilaritet në rrjetet sociale sportive.

Për tu përsëritur e njëjta gjë nga drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti. Po në “Linkedin”.

“Përshëndetje, si jeni? Shpresoj të jeni mirë.  Faleminderit për profilet që më keni ftuar të shoh. Doja të dija rrogën mujore të këtij sulmuesit Gohou. Faleminderit”, shkruan drejtori i kuq, në postimin publikuar në “Sport Ekspres”.

Të kuqtë janë në kërkim të një bomberi prej kohësh dhe Gerard Gohou është një lojtar i lirë. 29-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka një eksperienë të madhe. Ai është aktivizuar në Marok, Zvicër, Turqi, në Rusi, me Krasnodar dhe tri vitet e fundit në Kazakistan, me Kairat Almati, ku në 102 ndeshje ka realizuar plot 80 gola.

Share: