Kur duket se situata te Flamurtari ishte drejt përmirësimit, ditën e sotme ka ndodhur diçka e papritur. Lojtarët kanë bojkotuar seancën stërvitore duke kërkuar pagat e tyre të prapambetura.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, një pjesë e lojtarëve të Flamurterit janë takuar me shefin e klubit, Ardi Behari, duke i kërkuar llogari për çëshjen e rrogave. Mësohet se atyre u është premtuar që pagat do të kalonin në llogaritë e tyre pas ndeshjes me Partizanin, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Duke marrë përgjigje negative në lidhje për këtë çështje, lojtarët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje duke e bojkotuar atë. Lojtarët kanë kërcërnuar se kjo gjë do të vazhdojë edhe ditët në vijim.

Share: