Laçi ka një ndeshje të vështirë të enjten. Kurbinasit udhëtojnë drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun, që po kalon një formë shumë të mirë dhe kryeson kampionatin pas katër javëve të para.

Bardhezinjtë do tentojnë të surprizojnë, edhe pse e dinë se ky do të jetë një mision shumë i vështirë. Për trajnerin Mezani është konfirmuar gatishmëria e Rexhinaldos, që është rikuperuar plotësisht.

Ndaj Vllaznisë u rikthye edhe mbrojtësi Harallamb Qaqi, i cili luajti në 10 minutat e fundit me shkodranët.

Gjatë këtyre ditëve është një tjerr lojtar që ka shfaqur probleme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Abdurrahman Fangajt, 20-vjeçarit shkodran që ka luajtur titullar krah Gjonit në qendër të prapavijës në ndeshjet e para.

Mjekët i kanë rekomanduar 3-4 ditë pushim dhe mbetet për t’u parë në fillim të kësaj jave nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Skënderbeun.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Share: