Besa që vjet ka pasur probleme, teksa afrimet e shumta në merkato nuk është se sollën ndonjë sukses te skuadra pejane. Gjithsesi problemet financiare në klub ishin një nga faktorët kryesorë të dështimit të Besës.

Edhe sivjet situata është e njëjtë dhe lojtarët aktualisht kërkojnë dy pagat e prapambetura, sikurse raporton “Sport News” në Supersport. Në rast se nuk do të ketë ndonjë lëvizje atëherë do ketë probleme të tjera.

Disa prej lojarëve mund të bojkotojnë ndeshjen e radhës në kampionat që Besa e luan kundër Feronikelit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë…

Share: