Këtë verë merkatoja ka qenë e ndezur, teksa veç lëvizjeve brenda për brenda, ka pasur transferime edhe nga jashtë, duke u afruar lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të luajnë sezonin e ardhshëm në Vala Superliga e Kosovës.

Prishtina ka bërë disa përforcime dhe merkatoja e tyre është drejt mbylljes. I fundit që është afruar është Anel Rashkaj, mesfushori i përfaqësueses së Kosvës.

“Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.

Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989, nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit, (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017) dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga klubi i Prishtinës.

anel-rashakaj-soccerway

Share: