Prishtina mori sot fitoren e katërt në pesë javë kampionat të zhvilluara, teksa mundi Gjilanin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Fatet e këtij takimi u vendosën që në minutën e dytë të takimit, teksa Kukaj shënoi për Prishtinën golin me vlerën e tre pikëve.

Përpjekjet e të dyja ekipeve deri në fund të takimit për të shënuar rezultojnë të kota, pasi gjithçka me mbyllet 1-0.

Në dy raste ishte traversa ajo që i mohoi golin të dyja skuadrave: Prishtinës për të dyfishuar, por gjuajtja e Pefqelit u ndal në tra, ashtu si ajo e Haxhimusës.

VALA SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA E 5

PRISHTINA – GJILANI      1-0
Shënues:
Kukaj 2’

Share: