U luajtën sot ndeshjet e para të javës së 21-të të Vala Superliga e Kosovës, teksa Prishtina fitoi në transfertën me Trepçën me dy gol atë shënuar në minutat shtesë.

Enis Zabërgja realizoi në pjesën e dytë për vendasit me një parabël të bukur, ndër Liridon Leci në minutat shtesë barazoi me penallti, e cila do të diskutohet gjatë këto ditë dhe që u shoqërua me tension në fushë mes lojtarëve. Loja vijoi dhe në minutën e 101-të Mankenda arriti të shënojë golin e fitores për Prishtinën.

Në barazim pa gola është mbyllur ndeshja mes Llapit dhe Ferizajt, që ndajnë nga një pikë mes tyre.

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Hajvalisë dhe Gjilanit, e fituar nga miqtë me rezultatin 1-2. Ahmeti shënoi në pjesën e parë për të kuqtë, ndërsa Pajaziti barazoi shifrat për Hajvalinë. Në fun dt takimit Hyseni realizoi golin me vlerën e tri pikëve për Gjilanin.

VALA SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 21

E shtune, ora 13:00

Trepça – Prishtina 1-2
Shënues:
Zabërgja 57’ / Leci 92’ (pen.), Mankenda 101\

Llapi – Ferizaj 0-0

Hajvalia – Gjilani 1-2
Shënues:
Pajaziti 72’/ Ahmeti 36’, Hyseni 88’

Share: