Stavri Nica është prezantuar sot si pasues i Gugash Maganit te Teuta. Durrsaku 63 vjeçar ka nisur menjëherë nga puna, dhe për disa ditë do ta drejtojë në durrës, ndërsa më pas skuadra do të niset për fazë përgatitore në Turqi. 
Ecuria e këtij sezoni te skuadra durrsake nuk ka qenë sipas pritshmërive, pasi nisja e sezonit ishte e shkëlqyer, por skuadra vetëm në ndeshjet e para prodhoi lojë të bukur dhe rezultate, pasi nga java në javë asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve, dhe tashmë skuadra rrezikon qëndrimin në Superiore, pasi ndodhet në vendin e 8-të, me pikë të barabarta me vendin e 9-të që mbahet nga Vllaznia.

Share: