Rei Manaj ka lënë Italinë dhe ashtu siç pritej është transferuar në Spanjë dhe do të luajë në Primera Division me skuadrën e Granadës.

Sulmuesi i Interit është huazuar me të drejtë blerjeje, pasi te zikaltrit nuk ka hapësira, ndaj kjo lëvizje është parë si më e mira.

Edhe vjet ndodhi e njëjta gjë, teksa në pjesën e parë të sezonit lushnjari luajti me Peskarën në Serinë A, ndërsa në janar kaloi të Piza në “B”. Tashmë për të nis një eksperiencë e re.

Nga Italia vjen një tjetër lajm dhe këtë herë për mesfushorin Armando Vajushi, pjesë e Pro Verçelit. Lojtari nën pronësi të Kievos pëlqehet shumë nga Salernitana sipas “tuttomercatoweb” dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në orët e fundit të merkatos.

Share: