Ashtu siç u raportua, ka ardhur sot firma e Bledar Devollit që e dërgon atë të trajnojë në Kosovë. Devolli ka nënshkruar kontratën dhe më pas është prezantuar në skuadrën e KEK, në Ligën e Parë të Kosovës, me objektiv ngjitjen në Superligë.

Aktualisht KEK-u kryeson Ligën e Parë me 39 pikë në 17 javë, kur jemi 13 ndeshje nga mbyllja e sezonit. Devolli ka për detyrim të menaxhojë 5 pikët diferencë nga Vushtrria dhe Ballkani, për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të futbollit të Kosovës.

Sezonin e fundit ai drejtoi, si Bylisin edhe Kamzën në Kategorinë e Parë, madje te kjo e fundit pati meritën për rikthimin në Superiore. Devolli do të jetë trajneri i tretë që shkon nga Shqipëria në Kosovë (mbas Josës dhe Shkëmbit) dhe i pari që shkon në Ligën e Parë të Kosovës.

Share: