Xhani De Biazi është prezantuar si trajner i ri i Deportivo Alaves. Italiani që para pak kohësh u largua nga Shqipëria rikthehet në Spanjë dhe do të gjejë në debutim ish-skuadrën e tij, Levanten.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe kam ndjesinë që kam qenë për një kohë të gjatë këtu, pasi e njoh Serxhin, drejtorin sportiv, prej shumë vitesh”.

“Më pëlqeu ekipi ndaj Realit të Madridit. Në jetë motivimi bën diferencën por nuk mjafton, pasi kemi nevojë për shumë gjëra”.

Skema? Më shumë se skema, për mua më i rëndësishëm është ekuilibri. Gazetarët flasin për skema, 4-4-2, 4-2-3-1 dhe gjëra të tjera, por futbolli është dinamik. Kryesorja është që ekipi të qëndrojë në elitë. Çelësi është që të jemi të gjithë bashkë. Na duhet edhe të jemi të zgjuar se kundërshtarët në fushë”, tha mes të tjerash De Biazi para medieve.

Share: