Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur një takim miqësor me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferin.

“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.
Uroj që në këtë vit të shpallur të “Skënderbeut”, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart”, shkruan Meta në faqen e tij në facebook.

Nuk ka munguar dhe reagimi i Seferit i njohur ndryshe dhe si Tajsoni shqiptar

“Ishte kënaqësi të nisja diten me një takim shum të ngrohtë dhe miqësor me Presidentin e Republikes z. Ilir Meta”

Share: