Kur duhen edhe 5 ndeshje nga fundi i Premier Ligës, është shpallur edhe formacioni më i mirë i sezonit. Në të dominojnë dukshëm skuadrat e Çelsit, dhe Totenhamit të cilat kanë përbërje plot 4 lojtarë . Blutë e Londrës përfaqësohen me Geri Kahill, David Luiz, N’Golo Kante dhe Eden Hazard.

Ndërkohë, nuk ka mbetur pas as Totenhami i vendit të dytë që gjithashtu që në formacionin e vitit përfaqësohen me Kajl Uokër, Dani Roze, Dele Ali dhe Herri Kejn.

Me nga një lojtar në këte formacion përfaqësohen Liverpuli me Sadio Manen, Mançester Junajtid me David De Gean dhe Evertoni me Romelu Lukakun.

Ndërkohë kanë zhgënjyer dy nga transferimet më të bujshme në Premier Ligë këtë sezon si Pol Pogba apo edhe Zlatana Ibrahimoviç që kanë mbetur jashtë këtij formacioni.

Ja formacioni më i mirë i vitit në Premier Ligë

img_6791

Share: