Në Korçë dhe në Gjirokastër nuk zyrtarizojnë asgjë, edhe pse vetë Kristal Abazaj ka deklaruar që do të jetë pjesë e Skënderbeut sezonin e ardhshëm. Fjalët janë të shumta se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Dejvi Bregun, por duke parë situatën e krijuar duhet pritur për t’u parë gjithçka.

Por për Abazajn mund të ketë edhe një tjetër lëvizje. Sipas asaj që raporton “Supersport”, Skënderbeu mund ta shesë mesfushorin që tani në janar dhe të dyja klubet të përfitojnë financiarisht.

Destinacioni i ardhshëm nuk bëhet me dije, por në Korçë kanë treguar se i kanë lidhjet e duhura për ta bërë diçka të tillë. Berisha, Olajinka dhe Latifi janë bërë milionerë pas transferimeve jashtë vendit.

Share: