Ndeshje e çmendur mes Portugalisë dhe Meksikës, e cila është vendosur në shtesa falë një goli të shënuar nga Andre Silva me penallti.

Portugezët kishin mundësinë të kalonin në avantazh që në fillim të ndeshjes, por blerja e Milanit nuk shënoi dot nga pika e bardhë, kjo për meritë të Oçoa që bëri mrekullinë dhe e devijoi gjuajtjen e sulmuesit.

Meksika kaloi e para në avantazh, teksa një top i futur në zonë nga Çiçarito u devijua nga Neto në portën e tij. Barazimi ka ardhur në shtesë dhe ishte qendërmbrojtësi Pepeq ë shfrytëzoi një kros të Kuarezmës dhe realizoi, jo me kokë, por me një goditje prej karateisti. 1-1 koha e rregullt.

Në fundin e shtesës së parë u akordua një penallti për Portugalinë pas një prekjeje të topit me dorë në zonë dhe këtë herë Andre Silva nuk i dha asnjë shans Oçoas. Dy kartonë të kuq të akorduar, nga një për secilën skuadrës, teksa e pësuan Çiçarito dhe Semedo, për ngritje takash. Fitorja në fund i takoi Portugalisë me rezultatin 2-1, duke marrë vendin e tretë.

KUPA E KONFEDERATAVA – FINALJA E VOGËL

Portugali – Meksikë 2-1
Shënues: Pepe 91’, Andre Silva 104’ (pen.) / Neto 54’ (aut.)

Share: