Portugalia dhe Meksika kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 mes tyre në Kupën e Konfederatave, në një ndeshje mjaft interesante që ka dhuruar emocione të shumta, por edhe episode të cilat janë zgjidhur falë përdorimit të VAR, video-asistentit që po testohet në këtë turne.

Portugalia gjeti golin me anë të Nanit qysh në minutën e 20′-të pasi Ronaldo kishte goditur traversën, por goli nuk u quajt i rregullt. Arbitri argjentinas Pitana, pas përdorimit të përsëritjes video, e anuloi atë me të pasi futbollisti kishte qenë në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, Goli goli i avantazhit për luzitanët u shënua pak minuta më vonë, me protagonistë Ronaldon dhe Kuarezman, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë pas asistit perfekt të kapitenit,

Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllej në barasim 1-1 pasi Çiçarito Hernandez, me një gjuajtje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë duka rihapur sërish gjithçka.
Ndërkohë në pjesën e dytë skuadrat e ulën ritmin e tyre, teksa gjithçka shpërtheu në fund. Sedrik arriti të kthente Portugalinë në avantazh kur mbeteshin vetëm 4 minuta loja, gol të cilin gjyqtari e zyrtarizoi vetëm pasi mori konfirmimin nga asistentët e VAR.

Por Meksika nuk u dorëzua dhe arriti të marrë një pikë nga kjo ndeshje e parë në turne duke shënuar me Hektor Morenon në minutën e parë shtesë të ndeshjes së Grupit A që tani kryesohet nga Rusia.

Share: