Partizani ka mbyllur llogaritë me Naftëtarin, pasi ka fituar në Kuçovë me rezultatin 2-6. Në këtë përballje debutoi Edgar Çani, i cili arriti të realizojë edhe gol në pjesën e dytë.

Teuta është befasuar në Pukë, teksa Shaba me golin e tij i dha fitoren pukjanëve. Durrsakët duhet të përmbysin rezultatin në “Niko Dovana”.

Turbina ka përmbysur Korabin që shënoi dy gola të shpejtë, ndërsa Besëlidhja ka triumfuar në derbin me Shënkollin. Kamza në Fushë-Krujë ka bërë detyrën ndaj Ilirisë, duke fituar me gola të Raçiç e Plakut.

Kukësi i ka habitur të gjithë, duke u mundur nga Egnatia 1-0. Paqe në derbin e Myzeqesë, ndërsa Flamurtari ka likuiduar skuadrën e Dinamos në Pezë-Helmës. Gallatë në Skrapar, aty ku policia është larguar nga takimi Tomori-Bylis dhe ndeshja ende nuk ka nisur.

Momenti i aktizivimit të Edgar Çanit, kur u fut në vend të Adorjan
Momenti i aktizivimit të Edgar Çanit, kur u fut në vend të Adorjan

E mërkurë, më 13 shtator, ora 16:00

Grupi A
Egnatia-Kukësi 1-0

Shënues: Bakiasi 17′
Tërbuni-Teuta 1-0
Shënues: Shaba 34′
Kastrioti-Vllaznia 0-0
Besa-Tirana 1-2
Shënues: Perja 28′ / Karabeci 31′ (pen.), 68′
Iliria-Kamza 0-2
Shënues: Raçiç 25′, Plaku 57′
Shënkolli-Besëlidhja 0-2
Shënues: Dyca 56′
Burreli-Erzeni 2-1
Shënues: Kaloshi 49′, Farruku / Vathi 75′

Grupi B
Naftëtari-Partizani 2-6

Shënues: Nallbati 12′, Kajo 80′ / Xhixhiua 19′, 72′, Malota 44′, Çani 61′, Herrera 64′, Batha 85′ (pen.)
Elbasani-Luftëtari 0-3
Shënues: Janku 39′, Zogaj 43′, Nunjes 83′
Sopoti-Laçi 0-12 *
Dinamo-Flamurtari 0-2
Shënues: Hoxhaj 50′, Musta 67′
Turbina-Korabi 3-2
Shënues: Bakiu 29′,  Gërxho 36′, Peqini/ Turhani 7′, Murrja 15′
Apolonia-Lushnja 1-1
Shënues: Krasniqi 82 ‘ (pen.) / Pepa 12’
Tomori-Bylisi 0-1 (E ndërprerë, largohet policia)
Shënues: Limaj 59′
Shkumbini-Pogradeci 0-2
Shënues: Çekiçi 5′, Kame 77′
*U luajt prej orës 13:00
Shënim: Me “Bold” ndeshjet që kanë përfunduar

Share: