Mesfushori francez i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, është fotografuar në krahun e modeles ruse, Viktoria Lopirevia, e cila do të jetë ambasadorja e botërorit “Rusi 2018”.

Modelja ruse ishte në “Old Trafford” për të mbështetur ekipin e saj të zemrës, CSKA-në e Moskës, skuadër e cila luajti kundër “Djajve të kuq”, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

img_20171206_113353_431

Fotoja u bë publike nga vetë modelja në instagramin e saj zyrtar, duke cituar: “Pogba, përveçse është një futbollist shumë i zoti, është dhe një djalë shumë i mirë. Shihemi ne botëror!”

Fotoja bëri xhiron e botës në rrjetet sociale dhe bëri që njerëzit të spekulonin për një lidhje mes yllit të Mançester Junajtidit me modelen Viktoria.

Share: