Shumë pak ditë na ndajnë nga derbi i Mançesterit në kampionatin anglez dhe presioni ka filluar të ndihet edhe tek lojtarët e të dyja ekipeve. Mesfushori francez, Pol Pogba, ka thënë për mediat se shpreson që disa prej lojtarëve kryesor të Mançester Sitit të dëmtohen dhe të mungojnë në derbin e fundjavës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i yllit të Mançester Sitit, Kevin De Brujne, i cili ka thënë: “Nuk më interesojnë këto broçkulla. Dua Mançesterin e plotë kundër. Ne jemi të aftë të mposhtim cilindo ekip, përfshirë këtu dhe Junjtidin. Me Pogbanë apo pa të në fushën e lojës, pak ndryshim ka. Gjithmonë e kam ditur se karma është ndëshkimi më i keq”,- mbylli belgu, duke përmendur me ironi dënimin e Pogbasë.

Francezi u ndëshkua me karton të kuq kundër Arsenalit fundjavën që kaloi dhe do të humbasë sfidën kundër Sitit, pasi është dënuar me tre ndeshje nga FA.

Share: